Ballina Jetë & Stil Puna që mund të keni ëndërruar gjithmonë? NASA kërkon vullnetarë

Puna që mund të keni ëndërruar gjithmonë? NASA kërkon vullnetarë

NASA kërkon vullnetarë për të qëndruar dy muaj në shtrat, e për këtë do të marrin një pagesë prej 19 mijë dollarësh. Por, ndërkohë, për 60 ditë nuk duhet të ngrihen nga krevati për asnjë herë të vetme.

Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore europiane dhe atë Hapësinore gjermane synon të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit, e sigurisht të shihen edhe efektet negative.

Kjo do të bëhet duke simuluar një situate të ngjashme me atë të hapësirës, që do të thotë dy muaj pa lëvizur nga shtrati. Gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të moshave nga 24 deri në 55 vjeç, e të gjithë duhet të dinë gjermanisht.

Arsyeja është se studimi do të zhvillohet nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2019 në qytetin e Këlnit. Vullnetarët, nga pozicioni i shtrirë duhet të hanë, të bëjnë ushtrime në vend, e madje edhe të lahen. Ata do të ndahen dy grupe.

I pari do të vendoset rreth një lloj centrifuge, e para në botë që simulon një gravitet artificial, i cili duhet ta bëjë gjakun të lëvize në të gjithë trupin, deri në ekstremitete; ndërsa i dyti do të rrijë fare i palëvizur, për të parë kështu dallimin dhe reagimin në të dyja situatat.

Loading...