Ballina Argëtim Pritja përfundoi! Tuna dhe Yll Limani publikojnë “A don hala” (VIDEO)

Pritja përfundoi! Tuna dhe Yll Limani publikojnë “A don hala” (VIDEO)

Pritjes i erdhi fundi!

Prej kur u bë e ditur se Tuna dhe Yll Limani kanë realizuar një këngë së bashku, pothuajse të gjithë kishin vetëm një pyetje – “kur do të publikohet ajo”.

Kënga “A don hala” që fansat e të dyve po e prisnin me padurim tashmë është publikuar.

Dueti i Tunës dhe Yll Limanit që sjellë emocionet e një dashurie të fortë mban vulën e dyshes që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare – teksti është shkruar nga Aida Baraku ndërsa për muzikën është kujdesur Armend Rexhepagiqi.

Për produksionin dhe aranzhimin e këngës është kujdesur Darko Dimitrov.

“A don hala”  është pjesë e albumit më të ri të Tunës, “Fortuna”, të cilin edhe e ka promovuar në Shkup.

Ditë më parë, Tuna përmes një postimi në Instagram e ka falëndëruar Yll Limanin për këngën që e kanë realizuar së bashku si dhe për gjithë mbështetjen që i ka ofruar për albumin e saj të ri.

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit”.

“Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam!”, kishte shkruar ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews