Ballina Bota Analiza Politologu zviceran: Rama një demagog që qeveris part-time

Politologu zviceran: Rama një demagog që qeveris part-time

Historiani dhe politologu zviceran Jens Schmitt e konsideron publikisht Edi Ramën si një demagog, që u shtiret europianëve si figurë e ndriçuar, ndërsa në Shqipëri qeveris me dorë të fortë.

Kështu deklaron ai në një artikull me titull ‘Nën presion’ të botuar në gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, mbi sundimtarët autoritarë në Ballkan dhe kontrollin antidemokratik të mediave.

Gazeta Panorama shkruan referuar medias gjermane, se televizioni shtetëror nuk është në qendër të revoltës, por edhe aty gjendja nuk paraqitet aspak e mirë.

“Ndër sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama ia ka dalë më së miri deri tani t’ia paraqesë ‘fshatrat e Potjemkinit’ publikut perëndimor. Ai prezantohet si artist alternativ që qeveris part-time një shtet ballkanik”, thotë historiani i Europës Juglindore me bazë në Vjenë, Schmitt.

Ai shton po ashtu se “brenda vendit deri në protestat e studentëve Edi Rama kishte ‘mbytur’ çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave”.

Oliver Jens Schmitt është profesor i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës që nga viti 2005. Po ashtu, është anëtar i Akademisë Austriake të Shkencave dhe një ndër albanologët më të rëndësishëm sot.

@tn.lajmelokale
@tetovanews