Ballina Top Lajm Pas fundjavës vjen sërish i ftohti, pritet dhe dëborë

Pas fundjavës vjen sërish i ftohti, pritet dhe dëborë

Të gjithë menduam se ditët me ftohta u larguan. Por jo! Sipas Meteoalb, pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend.

Meteorologët thonë se më i dukshëm ky ndryshim do të jetë në prezencën e vranësirave dhe reshjeve, ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.

Vlen të theksohet se pikërisht “Dita e Verës” pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit. Meteoalb thekson se do të ulen ndjeshëm temperaturat dhe do të jetë reshje të forta.

Parashikohet që muaji mars të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës./ Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews