Ballina Top Lajm “Parainfrakti dhe vizita në Gjermani”, Rama flet për shëndetin: Jam gjallë, por…

“Parainfrakti dhe vizita në Gjermani”, Rama flet për shëndetin: Jam gjallë, por…

Gjatë takimit me mjekë e specialistë shërbimesh, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për shëndetin e tij, duke iu përgjigjur akuzave që ju bënë nga Partia Demokratike, ku u fol edhe për një parainfrakt.

Rama u shpreh se nga konsultat e bërë rezultoi i suksesshëm përballë çfarë i kanë bërë, ndërsa i tha mjekëve se sa herë të ndihen keq nga goditjet e mara të ngushëllohen duke kujtuar atë.

“Respekte për mjekët dhe mos u dorëzoni dhe kur ndjeheni keq nga sulmet që ju bëjnë ngushëllohuni duke më menduar mua. Mua mi bëjnë sulmet si person, por unë jam gjallë nuk kam ende nevojë për ju. Është e sigurt, kur realisht kam shkuar për të bërë konsultat reale, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk janë, unë konsultën e parë e bëj gjthmonë këtu, por nuk tregoj as ku e as se pastaj fillojnë fantazitë.

Për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoi i suksesshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë Nicja, ai i Gjermanisë jo i Shijakut ka thënë: çfarë nuk të vret të forcon. Dhe ju jeni sot më të fortë se cishit para se t’ju godisnit dhe shëndet do t’ju bëhet edhe ajo goditje si më është bërë mua”, tha Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews