Ballina Aktualitet Rajoni Pacolli uron shqiptarët për fitoren në Tuz

Pacolli uron shqiptarët për fitoren në Tuz

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar banorët shqiptarë të komunës së Tuzit për fitoren në zgjedhjet e sotme.

“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin “Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të shtabit zgjedhor të koalicionit të shqiptarëve në Tuz, ata kanë marrë 80 për qind të votave të viseve malore, ndërkohë që priten të publikohen edhe rezultate e para zyrtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews