Ballina Kronika Operacioni i madh/ Shkatërrohet banda me 39 persona, 29 prej tyre ishin...

Operacioni i madh/ Shkatërrohet banda me 39 persona, 29 prej tyre ishin shqiptarë

Karabinierët e Brescias në Itali zhvilluan ditën e sotme një operacion të gjerë antidroge.

Si pasojë përfunduan në prangat e policisë 27 persona.

Për tetë prej tyre u dha masa e sigurisë “arest shtëpiak”, ndërsa katër të tjerë u lanë në detyrim paraqitjeje.

Në lidhje me këtë hetim, prokuroria kishte urdhëruar arrestimin e 39 personave, në mesin e të cilëve 29 ishin shqiptarë.

Ky grup transportonte sasi të mëdha droge nga Holanda drejt Italisë.

Sipas mediave italiane, disa prej shqiptarëve ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews