Ballina Shëndeti Nuk shkoi në tualet për një javë! Ja çfarë i ndodhi 80-vjeçarit

Nuk shkoi në tualet për një javë! Ja çfarë i ndodhi 80-vjeçarit

Zorrët e një burri të moshuar gati “shpërthyen” pasi ai ishte bërë kaps. Pacienti 80-vjeçar nga Tajvani u gjet pa ndjenja në dhomën e ndjenjes së shtëpisë nga anëtarët e familjes.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku i rrëfeu mjekëve se nuk kishte qenë në gjendje të shkonte në tualet për një javë. I gjithë shqetësimi i shkaktoi temperaturë deri në 39 gradë celcius dhe ethe.

Mjekët bënë ekzaminimet dhe gjetën fekale të ngurtësuara rreth 30cm në stomakun e tij, raportojnë mediat lokale.

Kirurgët e spitalit “Chung-Ho Memorial” i detyruan ti heqin një pjesë të zorrës për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të të moshuarit. Shpesh herë, mjekët shpjegojnë se ngjarje të tilla u ndodhin të gjithë personave që nuk balancojnë dietën me shumëllojshmëri ushqimesh.

Sugjerohet që në çdo vakt të ditës të ketë zarzavate, në mënyrë që të shmangen probleme serioze shëndetësore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews