Ballina Argëtim Njihuni me 14-vjeçarin nga Nju Jorku, që fiton 200 mijë dollarë duke...

Njihuni me 14-vjeçarin nga Nju Jorku, që fiton 200 mijë dollarë duke luajtur video-lojën e njohur (Video)

Një djalë 14-vjeçar nga Long Island në SHBA, ka pranuar se i fiton 200 mijë dollarë duke luajtur video-lojën Fortnite.

Griffin Spikoski nëntë muaj më parë kishte ngarkuar video të ndryshme në YouTube, ku shihet duke luajtur lojën e njohur Fortnite, e falë kësaj fame atë sot e shikojnë mbi 7.5 milionë persona, transmeton Telegrafi.

Ky adoleshent nga New York-ut kalon mbi tetë orë në ditë duke luajtur Fortnite, pasi që me sukses kreu kurset në shkollën e tij. Megjithatë ai pranon se gjatë vikendit i kalon më shumë se 18 orë në ditë duke luajtur.

“Mund të them në njëfarë mënyre se kjo është puna ime”, ka deklaruar Griffin për televizionin ABC.

Gjithashtu ka folur për famën që e ka fituar falë videove që i poston në YouTube, dhe se ka mbi një milion abonues. Atë e ndjekin gjatë çdo loje dhe nofkën që e përdor është Skeptic, ku me orë të tëra kalon pranë ekranit të kompjuterit.

Por, ky veprim i ka sjellë atij të mira materiale, pasi nga abonuesit, donatorët dhe marrëveshjet për sponsorizim ka fituar shuma të majme të hollave. E prindërit e tij i kanë ndihmuar të punësojë këshilltar financiar që do ta ndihmojë në menaxhimin e të hyrave.

Paratë që i ka fituar Griffin thotë se planifikon t’i ruaj, me qëllim që një ditë t’i shpenzojë për studime apo për të blerë shtëpi të re.

@tn.lajmelokale
@tetovanews