Ballina Sport Një emër i njohur i futbollit merr drejtimin e Vllaznisë

Një emër i njohur i futbollit merr drejtimin e Vllaznisë

Agim Canaj do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Hasan Likën, i cili ndërpreu kontratën me klubin shkodran për shkak se do të largohet drejt Shteteve të Bashkuara me familjen.

Në një komunikatë për shtyp, Vllaznia njofton se kontrata me Canajn do të jetë fillimisht deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimin.

“Eksperienca e tij e madhe në futbollin shqiptar, fakti që e njeh mjaft mirë Vllazninë dhe futbollin shkodran ngaqë e ka drejtuar edhe më përpara atë dhe po ashtu edhe dëshira e shprehur për t’u rikthyer sërish në krye të ekipit tonë, janë konsideruar elementë shumë të favorshëm për ta emëruar z.Canaj në këtë detyrë duke besuar se ai dhe skuadra do ta çojnë deri në fund punën e nisur nga trajneri i mëparshëm, për arritjen e objektivit që ajo ka. KF Vllaznia bën të ditur se marrëveshja me Agim Canajn do të jetë fillimisht deri në fund të këtij sezoni, por më pas, bashkëpunimi mund të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews