Ballina Aktualitet Lajme Ndërroi jetë 19-vjeçarja e lënduar në aksidentin në Llaskarcë (Video)

Ndërroi jetë 19-vjeçarja e lënduar në aksidentin në Llaskarcë (Video)

Aksidenti me autobusin në Llaskarcë merr viktimën e tretë. Ka ndërruar jetë vajza 19 vjeçare e cila po luftonte me jetë prej ditës së aksidentit, dhe iu desh tia amputojnë edhe këmbën. Mjekët thonë se vajza nuk ka mundur tu bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë gjatë përplajes së autobusit, dhe edhe pse kishin tentuar për kaq kohë ta mbajnë në jetë, ajo kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i vajzës është dërguar në autopsi, dhe pas analizave të nevojshme mjekësore të cilat do të shfrytëzohen edhe për procesin gjyqësore, trupi do ti dorëzohet familjes.

Ditë më parë prokuroria njoftoi se shkak për aksidentin kanë qenë frenat e prishura dhe shpejtësia prej 100 kilometrash në orë e shoferit, i cili e kishte manipuluar treguesin e shpjetësisë që të mos tregojë shpjetësinë reale. Shpejtësia maksimale me të cilën autobusi guxonte të vozisë, ishte 80 kilometra në orë. Prokurori tha se shoferi ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ka qenë i kthjellët dhe sipas analizës së celularit të tij, nuk ka qenë duke folur në telefon. I pyetur nëse shoferi ka qenë diabetik, prokurori tha se ka qenë, por kjo nuk ka ndikuar në kthejlltësinë dhe aftësitë e tij.

Shoferi, pronari dhe drejtuesi i firmës Durmo Turs tashmë janë në paraburgim derisa prokuroria po heton të gjithë rrethanat që çuan në tragjedinë me bilanc 16 viktima dhe dhjetëra të tjerë të lënduar rëndë. Sipas Kodit Penal, të dyshuarve për aksidentin u kërcënohen të paktën katër vjet burg. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

https://youtu.be/igbU4ifSOkw

@tn.lajmelokale
@tetovanews