Ballina Sport Napoli i Hysajt “poker” golash ndaj Romës, Fiorentina dhe Torino ndajnë pikët

Napoli i Hysajt “poker” golash ndaj Romës, Fiorentina dhe Torino ndajnë pikët

Në kampionatin italian e gjithë vëmendja ishte te sfida e “Olimpico-s”, mes Romës dhe Napolit. Një ndeshje shumë e rëndësishme për verdhekuqtë të cilët ishin në kërkim të pikëve për të kërkuara një nga 4 vendet e para të renditjes. Megjithatë, skuadra e Ranierit nuk arriti për asnjë moment të rezistonte ndaj sulmeve të Napolit të cilët triumfuan me rezultatin e thellë 1-4.

Të kaltërit kaluan në avantazh në minutën e 2, me anë të Milik i cili nuk gaboi përballë portierit Olsen. Ndërkohë, Roma u zgjua vetëm në fundin e pjesës së parë, ndërsa barazuan me anë të 11 metërshi që u kthye në gol nga Perroti. Sakaq, në pjesën e dytë skuadra e Ançelotit, ishte më agresive, teksa kaluan në avantazh në minutën e 50 me anë të Mertens, i cili përfitoi edhe nga një pakujdesi e portierit roman. Vetëm 5 minuta më pas erdhi dhe goli i tretë, këtë herë nga Verdi pas një aksioni model të napoletanëve. Ndërkohë në të 68 Elseid Hysaj u detyrua të linte para kohe fushën pas një shqetësimi fizik.

Dhjetë minuta para fundit pati kohë edhe për një tjetër gol, me autor Junes, që i dha një goditje të rëndë Romës. Pas kësaj humbje kryeqytetasit rrezikojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, teksa renditen në vendin e 6-të. Ndërkohë, Napoli blindon vendin e dytë me 63 pikë.

Në takimet e tjera, Fiorentina dhe Torino ndanë nga një pikë, teksa barazuan 1-1. Në minutën e 7 ishte sulmuesi Simeone ai që kaloi i pari në avantazh të tijtë , por më pas në të 34 barazoi mesfushori Bazeli. Ndërsa, në ndeshjen e tjetër Spali mposhti në transfertë 0-1, Frosinonen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews