Ballina Argëtim Moderatorja shqiptare uron të ëmën: Të kam lodhur shumë, kam qenë …

Moderatorja shqiptare uron të ëmën: Të kam lodhur shumë, kam qenë …

Moderatorja shqiptare Orinda Huta, teksa uron nënën e saj, pohon se ka qenë një vajzë rebele dhe shpesh e ngacmonte të ëmën se donte më shumë vëllain e saj sesa atë.

Ajo publikoi një foto ku shfaqet duke puthur të ëmën, ndërsa në mbishkrimin e fotos bëri dedikimin e veçantë.

“‘Ma qite shkumën mi goc’… Tani nuk ndodh më ta thuash, përkundrazi, por unë e di që të kam lodhur shumë, sepse kam qenë vajzë rebele dhe nuk e çaja shumë kokën. Ti më ke dashur shumë gjithmonë dhe shpesh herë jam ndjerë si e preferuara, edhe pse të ngacmoja se doje më shumë djalin.

Unë nuk njoh grua më të fortë, më të mirë dhe më të dashur se ti. Faleminderit Zotit që të kemi”, shkruan Orinda në Insta Story./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews