Ballina Argëtim Showbiz Modelja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 30-vjeçare (Foto)

Modelja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 30-vjeçare (Foto)

Modelja e njohur Elly Mayday ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një beteje me kancerin në vezore. 30-vjeçarja, e cila njihej si modelja e kolme ka ndërruar jetë një javë më parë, por lajmi është bërë publik sot nga miq dhe familjarë të saj.

Në moshën 25-vjeçare ajo u diagnostikua me kancer në vezore dhe pavarësisht trajtimeve nuk arriti të mbijetojë.

Modelja iu nënshtrua disa operacioneve si dhe kimioterapisë, por në vitin 2017 kanceri i saj u kthye, dhe Mayday thuhet se kaloi pjesën më të madhe të vitit të fundit të jetës në spital.

Familja e Mayday konfirmoi vdekjen e saj në Instagram. “Ajo ishte një vajzë fshati në zemër e cila kishte pasion jetën, një pasion i saj i pamohueshëm

Ëndrra e saj ishte të ndikonte në jetët e njerëzve. Ajo e kishte arritur këtë nëpërmes krijimit të Elly Mayday, e cila gjë e lejonte atë të lidhej me ju. Qëllimi i saj ishte vazhdimisht të krijonte lidhje speciale me fansat që kishin një vend special në zemrën e saj”, përfundon postimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews