Ballina Shëndeti Këshilla Mjaft vuajtët me strisha dylli, kjo është metoda e vetme që eleminoni...

Mjaft vuajtët me strisha dylli, kjo është metoda e vetme që eleminoni qimet mbi buzë

Kur bëhet fjalë për depilimin, të gjitha mundohemi ta shmangim sa më shumë që është e mundur. Na besoni, nuk ka të bëjë aspak me higjienën personale të secilës prej jush, sesa me dhimbjen që sjell shkulja e qimeve me rrënjë. Megjithatë nëse depilimin e këmbëve apo krahëve mund ta vononi sa më shumë të jetë e mundur, me atë të fytyrës nuk mund të bëni ‘’shaka’’.

Qimet mbi buzë janë të dukshme, madje mos guxoni t’i mbuloni me krem pudër pasi do të bien akoma më shumë në sy. Ndërmjet mënyrave torturuese si piskatorja, depilimi me pe, me dyll apo receta e gjyshes me sheqer, Living ju sjell metodën më të thjeshtë dhe më pak të dhimbshme të mundshme, të cilën duhet ta provoni sa më parë.

Përbërësit e nevojshëm:
– 1 lugë gjelle miell bajamesh
– 1 lugë çaji sheqer kaf pluhur
– 2 të bardha veze

Në një enë shtoni gradualisht miellin e bajameve dhe sheqerin kaf dhe përziejini me njëri-tjetrin. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një shkumë e bardhë dhe shtojini tek mielli e sheqeri. Shtoni disa pika vaj ulliri sipas dëshirës ose çfarëdo lloj vaj esencial të keni në shtëpi. Aplikoni pastën në zonën sipër buzës së sipërme ku dhe dalin mustaqet, mbajeni për 5 minuta, derisa të thahet. Pasi të thahet, hiqni nga fytyra duke masazhuar fytyrën në formë rrethore. Pastaj, mund të lani fytyrën dhe të shikoni rezultatin. Do të ngeleni pa fjalë. Mos harroni të përdorni një krem hidratues pas heqjes së maskës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews