Ballina Aktualitet Rajoni Ministrja kroate jep dorëheqje pasi aksidentoi një fëmijë, kryeministri nuk ia pranon

Ministrja kroate jep dorëheqje pasi aksidentoi një fëmijë, kryeministri nuk ia pranon

Ministrja kroate Gabriela Zhalac, e cila të shtunën e kaluar e ka goditur me makinë një fëmijë dhe në atë çast nuk ka pasur patentë të vlefshme shoferi, ka ofruar dorëheqje, por kryeministri i qeverisë kroate Andrej Plenkovic nuk ia ka pranuar.

“Më e rëndësishmja është se vajza është mirë”, ka thënë Plenkovic.

“Sa i përket patentës së shoferit, ky është lëshim, pakujdesi. Mirëpo, kjo nuk është vepër penale, është kundërvajtje. Ajo e ka paguar dënimin, do ta nxjerrë patentën e re”, ka thënë Plenkovic, duke pohuar se ministrja ka ofruar dorëheqje dhe ai ka menduar për këtë nga e shtuna.

Mediet e rajonit kanë bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar pasi që vajza 10 vjeçare ka vrapuar pa kujdes në rrugë dhe kështu ka ardhur deri te ndeshja me makinën e ministres. Sa i përket patentës së shoferit, ajo në fakt e ka pasur, por të skaduar, ka thënë se ka harruar ta marrë të renë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews