Ballina Aktualitet Sociale Milano, humb nëna e dy fëmijëve/ Misteri i telefonatës së fundit, familjarët...

Milano, humb nëna e dy fëmijëve/ Misteri i telefonatës së fundit, familjarët e kërkojnë në Pa Gjurmë (VIDEO)

Luljeta Hyseni i ka humbur kontaktet me familjen që në vitin 1997. Familja e saj priti që Luljeta t’i merrte përsëri që ata të komunikonin me të.

Luljeta martohet ne moshën 15-vjeçare me Arben Xhanbazin. Vjen në jetë vajza e parë, Rudina në vitin 1989, dhe më pas djali Festimi në vitin 1992. Marrëdheniet midis tyre ishin të mira. Filluan konfliktet pasi Arbeni kishte dhe lidhje të tjera paralele. Sa Luljeta nuk mund të duronte më situatën që ishte krijuar në familje.

Vazhdimisht midis çiftit kishte debate sa kalonin edhe në dhunë fizike. Luljeta vendos të ndahet nga Arbeni kur jeta e saj në çift kishte marrë tatëpjetën sa nuk po arrinte të kuptonte pse kishte shkuar deri aty. Vendos të ndahet nga i shoqi i saj Arbeni kur vajzën e kishte 4-vjeçe kurse Festimi ishte 1-vjeç. Luljeta bëri divorcin e gjykata i dha një dhomë të shtëpisë ku jetonte me një kulm me ish burrin.

Arbeni nuk u përgjigj për asnjë gjë për fëmijët i takonte dhe i jepte diçka por jo që t’ju përgjigjej. Arbeni martohet përsëri dhe krijon familjen e tij. Demira (mamaja e Luljetës) e ndihmonte të bijën për t’i rritur fëmijët e për të ndihmuar gjendjen vajzën e saj. Luljeta njihet në pallat me një fqinje që quhet Kozeta Murati , pasi u bënë mike.

Luljeta vjen në Tiranë në tetor në vitin 1996 dhe qëndron te tezja e saj 2-netë. Mbas 6-muajsh të vitit 1997 i merr në telefon familjen e saj dhe i tregon që ndodhet në Milano itali, dhe donte të kthehej në shtëpi. Familja e saj priti që Luljeta t’i merrte përsëri që ata të komunikonin me të, por nuk ndodhi pasi ishte telefonata e fundit që bëri. Që nga ajo ditë nuk dihet fati i Luljetës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews