Ballina Kronika Mësuesja e anglishtes bën fëmijë me 13-vjeçarin

Mësuesja e anglishtes bën fëmijë me 13-vjeçarin

Në Itali është vënë në pranga gruaja për të cilën dyshohet se ka një bebe shtatë muajshe, babai i së cilës është një nxënës i moshës 13-vjeçare.

Në fakt, djaloshi kishte 13 vjet kur gruaja filloi të shkonte me të, kurse tani ka 14 vjet. Nën hetim është edhe bashkëshorti i gruas, i cili e dinte se fëmija i lindur nuk ishte i tij, por e ka pranuar.

Vajza e vogël ka edhe një vëlla 11 vjeç, ndërsa hetuesit dyshojnë dhe janë duke hetuar se a e ka atë fëmijë me burrin apo e ka lindur nga ndonjë aferë me ndonjë tjetër dukshëm më të ri, si në rastin e fundit. Autoritetet kanë filluar hetimin e ngjarjes në fillim të marsit. Corriere della Sera shkruan se iu është drejtuar e ëma e djalit, e cila deklaroi se mikesha e familjes djalit i kishte mbajtur kurs anglishteje, transmeton Tetova News

“Im bir u bë nervoz, hante shumë pak, nuk kishte interesim për mësimet. E pyeta se çka e mundonte. Më tha se fajtore ishte ajo grua, e cila donte ta kishte për vete. Më tha se nuk dëshironte më të shkonte te ajo dhe se fëmijën që e kishte lindur nuk e kishte me burrin, por me të.”, deklaroi e ëma e djalit.

E dyshuara është në ar.rest shtëpiak nga e marta.Në kompjuterin e saj u gjetën materiale për të rritur. Ajo i kishte dërguar mesazhe djaloshit duke i thënë se nëse e braktiste do të ngrinte dorë kundër vetvetes./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews