Ballina Aktualitet Lajme Maqedoni e Veriut, kandidatët për President nisin fushatën (VIDEO)

Maqedoni e Veriut, kandidatët për President nisin fushatën (VIDEO)

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut kanë nisur fushatën elektorale. Temat që pritet të dominojnë në këtë proces, që do të zgjasë deri më 19 prill, janë skandali i përgjimeve, lufta ndaj korrupsionit, marrëveshja e Prespës dhe ligji për gjuhët.

Kandidati i pavarur, Reka, që mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, e çel fushatën me mitingun në Shkup, Siljanovska-Davkova e VMRO-DPMNE-së në Prilep, ndërsa Pendarovski i LSDM– BDI-së në qytetin e Ohrit. Përpjekjet agjituese për të arkëtuar sa më shumë vota do të vazhdojnë deri të premten e 19 prillit kur hy në fuqi e ashtuquatura heshtje zgjedhore. Çështjet që pritet të dominojnë fushatën janë, pak a shumë, ato që dolën në plan të parë që nga megaskandali i përgjimeve më 2015 e që nisin nga mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, mosluftimi i korrupsionit e deri tek Marrëveshja e Prespës, Traktati me Bullgarinë, Ligji për Gjuhët, nxjerrja para drejtësisë dhe dënimi i të implikuarëve në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Parlament, apo edhe dallimet e shmangiet në kursin e integrimit euro-atlanti të vendit. Të gjitha anketat thonë se në balotazh do të gjenden Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Bavtova.

Kandimi i shqiptarit Blerim Reka, ndërkaq duket se është vetëm në funksion të matjes së takatit partiak mes Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Alternativa e Partisë Demokratike Shqiptare, nga njëra anë, dhe Aleancës për Shqiptarët e Lëvizjes Besa, nga ana tjetër. Mirëpo, fakti se sondazhet nuk nxjerrin favorit të sigurt, në balotazh, nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur, votat e Rekës mund të jenë përcaktuese për presidentin e ardhshëm, të pestin me radhë nga shkëputja e Maqedonisë nga ish-federata jugosllave, në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Rrjedhimisht mbarëvajtja e këtij procesi zgjedhor që do të monitorohet edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë, ka për të qenë një ndër treguesit e fuqishëm për optimizmin e pushtetit se në qeshor Republika e Maqedonisë së Veriut do të çel negociatat për aderim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews