Ballina Kronika Kumanovarja e “ha sapunin për djath”, mashtrohet nga kushëriri

Kumanovarja e “ha sapunin për djath”, mashtrohet nga kushëriri

Kumanovarja ka denoncuar në polici se ka rënë pre e mashtrimit nga kushëriri, i cili i premtoi punësim në një institucion shtetërore, njoftoi dje SPB e Kumanovës, transmeton Tetova News.

43-vjeçarja me inicialet U.S. ka denoncuar dje në polici se kushëriri i saj me inicialet M.G i ka bërë ofertë për ta punësuar në institucion shtetëror duke i kërkuar 5.500 euro. Ajo u pajtua, mori para hua dhe ia dorëzoi, por pastaj i denoncuari filloi t`u shmanget kontakteve me të.

Para dy javësh, ajo shkoi në institucionin ku gjoja do ta punësontekushëriri i saj dhe kuptoi se është mashtruar dhe dëmtuar me shumën 338.800 denarë.

SPB – Kumanovë ka nisur procedurat për zbardhjen e këtij rasti./Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews