Ballina Argëtim Jetë & Stil Kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Të gjithë janë zgjuar më herët ditën e sotme, pasi akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para.

Kur ora ishte 2 pas mesnate, akrepat shënuan orën 03:00. Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews