Ballina Lajme KSHZ: Reka i pari, Siljanovska e dyta dhe Pendarovski i treti

KSHZ: Reka i pari, Siljanovska e dyta dhe Pendarovski i treti

Kandidati i pavarure dhe i mbështetur nga opozita shqiptare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Blerim Reka do të jetë i pari në fletëvotim, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davitkova, ndërkaq i treti është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski.

Numrat i tërhoqën përfaqësuesit e shtabeve zgjedhore, të cilët gjithashtu do të nënshkruajnë Kodin për sjellje korrekte në zgjedhjet e ardhshme me qëllim që të ketë garë korrekte mes të gjithë pjesëmarrësve.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko u bëri thirrje kandidatëve t’i përmbahen nenit 68 të Kodit zgjedhor, në të cilin hollësisht është definuar se çka nënkuptohet me fushatë, së cilës ata duhet t’i përmbahen deri në fillimin e saj zyrtar, më 1 prill.

Të hënën do të hidhet shorti për renditjen e kandidatëve për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.

Loading...