Ballina Aktualitet Lajme Ja pse largohem nga Maqedonia… (VIDEO)

Ja pse largohem nga Maqedonia… (VIDEO)

Herët në mëngjes ia mësynë Ambasadës së Gjermanisë në Shkup. Duke pritur me muaj të tërë terminin për të dorëzuar dokumentet për vizë pune, këta qytetarë thonë se mezi po presin të ikin nga vendlindja e tyre.

Dëshpërimi i tyre vërehej në fytyrat e ngrysura, madje shumë prej tyre hezitonin edhe të flisnin. Nëpunësit civil të ambasadës thonë se radhë të gjata bëhen çdo ditë, por nuk deshën të tregojnë shifra, moshën mesatare apo profesionet, me arsyetimin se janë informacione të klasifikuara.

Arbeni thotë se ka pritur 11 muaj për të ardhur në radhë që të aplikoj për vizë pune. Ai shprehet se vështirësitë ekonomike po e shtyjnë që të largohet nga familja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews