Ballina Diaspora Itali/ 1600 fëmijë shqiptarë të “braktisur” nga prindërit për jetë më të...

Itali/ 1600 fëmijë shqiptarë të “braktisur” nga prindërit për jetë më të mirë

Emigracioni mbetet një nga fenomenet më shqetësues të shoqërisë shqiptare, por problemin më të madhe përbën fakti se vendi ynë po humbet “trurin”. Bëhet fjalë për mijëra të rinj të arsimuar dhe përgatitur profesionalisht në Shqipëri që zgjedhin të braktisin atdheun për një jetë më të mirë.

Ndërkohë, vitet e fundit është vënë re edhe “braktisja” e të miturave nga vetë prindërit e tyre në një prej shteteve evropiane, kryesisht Itali dhe Gjermani, me shpresën se autoritetet do t’i strehojnë dhe ndihmojnë që t’i shpëtojnë varfërisë në vendin tonë.

Sipas një dokumentari të gazetarit Antonio Çakshiri, publikuar në “RTSH” janë rreth 1600 fëmijë shqiptarë, të moshës nga 12-16 vjeç që kanë lënë vendin në 3 vitet e fundit për t’u strehuar në Itali.

Prindërit i kanë lënë fëmijët në shtetin fqinj dhe më pas kthehen në atdhe, ndërsa theksohet se janë të paktë ata që kanë mundur të marrin dokumentet italiane.

Gjithçka realizohet pas një leximi të thjeshtë të legjislacioni italian, që e detyron shërbimin social të përkujdeset për fëmijët e mitur të çdo kombësie duke i siguruar strehim në komunitet, ushqim dhe shkollim, por deri në moshën 18-vjeçare.

Më pas këta fëmijë bëhen maxhorenë e mbeten shpesh herë mes 4 rrugëve të vetëm, në rrezik të trafikimit ose përfshirjes në banda kriminale. Ndërkohë, shumica kthehen pas në atdhe duke vazhduar shkollën që braktisen.

Ky fenomen ka ngritur alarmin tek autoritetet Shqiptare e Italiane të cilat kanë ndërmarrë hapa për forcimin e masave në kufi ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për prindërit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews