Ballina Kronika Inskenoi vjedhjen për të arsyetuar paratë e humbura

Inskenoi vjedhjen për të arsyetuar paratë e humbura

Një person në Ferizaj e ka pranuar para policisë se ka inskenuar një vjedhje për të arsyetuar paratë që i kishte humbur në biznes.

“Gjatë hetimeve lidhur me rastin e një vjedhjeje të rëndë, policia ka intervistuar dje edhe të dyshuarin dhe i njëjti në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se rastin e ‘vjedhjes’ e ka inskenuar me qëllim që paratë e humbura në biznes t’i arsyetojë para familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews