Ballina Aktualitet Lajme HAZBI LIKA PYET BDI-në, PSE PO VARROSNI MARRËVESHJEN E OHRIT?! (VIDEO)

HAZBI LIKA PYET BDI-në, PSE PO VARROSNI MARRËVESHJEN E OHRIT?! (VIDEO)

Iniciativa e BDI-së për shpërbërjen e sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika. Ai kundërshton shkrirjen e dikasterit që vet e drejton në Ministrinë për sistem politik. Lika thotë se nuk është i njoftuar për një gjë të tillë dhe se Marrëveshja e Ohrit ende nuk është zbatuar në tërësi.

Unë si përfaqësues i BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në detyrën e Zëvendës Kryeministrit të angazhuar për Implemntimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik, nuk jam informuar as edhe i konsultuar për iniciativën dhe as për hartimin e këtij ligji, duke aluduar në kompetencat që do të bartë Institucioni i ri i cili krijohet, dhe lidhshmërinë që do të ketë me vetë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit’’, thotë zëvendës Kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika.

Zëvendëskryeministri Lika, shkruan se në takimin e fundit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ka kërkuar të hapet debat për shndërrimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik.

E për Likën kishte folur vet shefi i tij, kryeministri Zaev. Ai në dhjetor të vitit të kaluar tha se nuk është i kënaqur me punën e tij.

“Do ta them mendimin tim. Nuk mund të jem i kënaqur me një person i cili ndonjëherë vjen në punë e ndonjëherë nuk vjen. Kjo është një çështje, proceset vazhdojnë, Marrëveshja e Ohrit ka procedurë të vet administrative në funksionimin e gjithë sistemit tonë. Do të isha më i kënaqur nëse të gjithë jemi vazhdimisht në punë që do të thotë plotësimin e orientimit të servisimit të qytetarëve nga çdo aspekt’’, deklaroi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Me iniciativën e deputetëve të BDI-së anëtarët e komisionit për sistem politik mes komuniteteve ditë më parë votuan nevojën e sjelljes së ligjit në lexim të parë që Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të shpërbehet në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Etnike. Tani për tani nuk dihet se kush do të udhëheqë me këtë dikaster.

Përgatiti: Zimer Jashari

@tn.lajmelokale
@tetovanews