Ballina Top Lajm Harrojeni shpejtësinë me makinë, Bashkimi Europian voton ligjin e rëndësishëm për shoferët

Harrojeni shpejtësinë me makinë, Bashkimi Europian voton ligjin e rëndësishëm për shoferët

Bashkimi Europian ka rënë dakord, përkohësisht, për të detyruar çdo makinë të shitur në Europë, duke filluar nga viti 2022, që të përfshijë softuerët e dizajnuar për të ngadalësuar shoferët nëse ata kalojnë kufirin e shpejtësisë.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që çdo makinë, kamion dhe autobus duhet të pajiset me një aparat të quajtur “Inteligjenca e Shpejtësisë’ i projektuar për të ngadalësuar shoferët nëse ata ecin shumë shpejt.

Ky plan i përcaktuar nga Komisioni Evropian, u nënshkrua nga politikanët e vendeve të Bashkimit Europian. Marrëveshja është e përkohshme, megjithatë, dhe ende i nënshtrohet votave formale në Parlamentin Evropian dhe miratimit nga shtetet anëtare të BE.

Në varësi të zhvillimeve politike në Britani, pra nëse ajo largohet nga Bashkimi Europian deri në momentin që legjislacioni të hyjë në fuqi, atëherë vendi nuk do të preket nga ky ligj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews