Ballina Lajme Kosovë Haradinaj: Me ligjin e ri do mbyllen të gjitha lojërat e fatit

Haradinaj: Me ligjin e ri do mbyllen të gjitha lojërat e fatit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.

Haradinaj, në fjalën e tij është ndalur edhe te punonjësit që kanë punuar në këto lojëra të fatit, ndërsa është shprehur se do t’i trajtojë sipas kostos së tyre.

“Ne kemi votuar ligjin të ndalen lojërat e fatit në Kosovë. Lotaria e Kosovës mbetet pasi është publike, ndërsa të gjitha lojërat e fatit ndalen. Ata që kanë qenë në pushtet nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë. Kam thënë që kur të vijmë në pushtet do t’i ndalim disa punë.Çdo ligj e ka koston e vetë financiare. Edhe kalkulimet se çka ndodhë me atë pare nëse nuk përfundon në këto lojëra. Ajo pare qarkullon prapë në vend, sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm t’i trajtojmë të gjithë ata që kanë punuar, por mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Haradinaj.

Loading...