Ballina Argëtim Kuriozitete Foshnja që po habit mjekët, ka lindur pa hundë (FOTO)

Foshnja që po habit mjekët, ka lindur pa hundë (FOTO)

Një foshnje nga Iraku ka lindur pa hundë, që do të thotë se ajo mund të marrë frymë vetëm përmes gojës.

Foshnja, identiteti i së cilës nuk dihet, jeton në Falluxha, rreth 64 km në perëndim të Bagdadit – kryeqyteti i kombit të shkatërruar nga lufta.

Nuk ka detaje të mëtejshme për fëmijën, përveç asaj që kanë tre vëllezër më të mëdhenj, të cilët qëndrojnë mirë nga aspekti shëndetësor.

Është e paqartë, se pse foshnja ka lindur pa hundë, ndonëse një gjendje e rrallë shëndetësore, e quajtur arhinë, mund të jetë fajtore.

Gjendja besohet të jetë shkaktuar nga gjenet e gabuara. Më pak se 100 raste janë regjistruar përgjatë gjithë kohërave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews