Ballina Argëtim Kuriozitete Foshnja lind me sëmundje të rrallë, prindërit e refuzojnë (FOTO)

Foshnja lind me sëmundje të rrallë, prindërit e refuzojnë (FOTO)

Një foshnje ka lindur përpara kohe me një sëmundje të rrallë, gjë që i shkakton rritje të lëkurës 7 herë më shpejt. Nëna 28-vjeçare, e cila dëshiron të mbetet anonim, e lindi fëmijën e saj në një spital në lagjen “Patna” të Biharit, në lindje të Indisë gjatë fundjavës.

Fëmija ka një sëmundje të quajtur “ichthyosis arlecchino”. Prindërit thuhet se u traumatizuan kur e panë vogëlushen e tyre dhe thanë se kjo “është një mallkim”. Fillimisht ata refuzuan ta merrnin vajzën në shtëpi, por më pas u detyruan. Nëna e vogëlushes refuzon që ta mbajë, duke thënë se nuk e ka idenë se pse kjo gjë ka ndodhur.

“Unë dhe pjesa tjetër e familjes jemi shkatërruar plotësisht – tha ajo – jam e tronditur sepse prisja që të bëhesha nënë e një fëmije të shëndetshëm, pavarësisht nëse ishte një vajzë apo një djalë. Kjo gjë nuk më interesonte”.

Disa orë pas lajmit për lindjen e foshnjës, dhjetëra qytetarë hynë në spital për ta parë. Mjekët u detyruan të ndërhynin për ta larguar grupin e njerëzve që kishin bllokuar derën e spitalit. Mediat lokale raportojnë se foshnja ka lindur 32 javëshe në vend të 36 javëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews