Ballina Sport FITOJNË SHKËNDIJA DHE RENOVA

FITOJNË SHKËNDIJA DHE RENOVA

Xhiroja e 24-të në elitën e futbollot vendor ka rezultuar e mbarë për ekipet tetovare Shkëndijën dhe Renovën, pasi mundën gjegjësisht Sileksin dhe Bellasicën.

Një autogol i Milenkovskit dhe realizimet e Agim Ibraimit dhe Visar Musliut i kanë mjaftuar kampiones së vendit për të siguruar fitoren e 2-të radhazi në kampionat, ndërsa Renova arkëton 3 pikët falë golave të Miovskit, Ramadanit e Useinit, duke bërë të pavlefshëm finalizimet e Mirçecskit dhe Saviqit.

Mundet Shkupi në Çair nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultatin 1:0 ndërsa goli i cili vendosi fatin e takimit u realizua nga Bozhinvski në të 87-tën.

Në ndeshjen tjetër Vardari fitoi 2:0 Rabotniçkin në transfertë, ndërsa përballja Pobeda – Akademia Pandevi e cila ishte paraparë të luhet gjatë ditë së sotme paraprakisht është shtyrë dhe do të zhvillohet me 1 maj. Ndeshjet e radhës në LPFM do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 25-të./Shenja

@tn.lajmelokale
@tetovanews