Ballina Diaspora Familjes shqiptare i refuzohet azili, francezët apel: Mos i dëboni kampionët! (Video)

Familjes shqiptare i refuzohet azili, francezët apel: Mos i dëboni kampionët! (Video)

Televizioni “France 3” i kushtoi një kronike te zgjeruar dy fëmijëve shqiptarë, motër e vëlla që premtojnë të ardhme të suksesshme në sportin e xhudos. Por për fat të keq, familja e tyre është e detyruar të largohet nga Franca pasi nuk u aprovua azili. Për qëndrimin e tyre në Francë ka apeluar dhe klubi i sportit të xhudos Saint-Martin-d’Hères.

Xhensila 15-vjeç dhe vëllai i saj më i vogël Nikoll 11-vjeç janë nxënës të shkëlqyer. Por motër dhe vëlla përveçse janë nxënës shembullore, ata merren edhe me sportin e xhudos në Francë. Sipas trajnerit të tyre ata mund të jenë kampionët e ardhshëm.

Nikoll tashmë është kampion rajonal, i zgjedhur për kampionatin francez që do të mbahet në Qershor. Dhe Xhensila do të marrë pjesë në kampionatit francez të xhudos.

Por motër e vëlla mund të largohen, pasi OQTF ka paraqitur një urdhër dëbimi që nga dhjetori i viti 2018 ndaj familjes shqiptare.

Ata e apeluan vendimin e Prefekturës në Gjykatën Administrative. Seanca gjyqësore ndaj familjes do zhvillohet këto ditë. Por klubi i sportit të xhudos Saint-Martin-d’Hères ka dalë në mbrojtje të dy kampionëve.

Klubi ka shkruar një letër në të cilën thuhet: “Mirësia dhe mirësjellja e këtyre dy fëmijëve është në përputhshmëri me rregullat e klubit. Ndonëse me origjinë të huaj, ata flasin frëngjisht rrjedhshëm dhe e nuk kanë problem të integrohen”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews