Ballina Argëtim Kuriozitete E rrallë, gruaja me dy mitra lind binjakë një muaj pas fëmijës...

E rrallë, gruaja me dy mitra lind binjakë një muaj pas fëmijës së parë

Një grua 20-vjeçare në Bangladesh solli në jetë dy binjakë vetëm 26 ditë pasi kishte lindur fëmijën e saj të parë.

Arifa Sultana lindi djalë në fund të shkurtit, sipas Dr. Sheila Poddar, gjinekologe në spitalin Ad-Din në kryeqytetin Dhaka. Pas një lindjeje normale në një tjetër spital, nëna dhe foshnja dolën nga materniteti. Më pak se katër javë më pas, ajo u shtrua në Ad-Din.

‘Erdhi në spital duke u ankuar për dhimbje në fund të barkut’, tha Poddar. Doktorët i bënë një eko dhe zbuluan se Sultana ishte shtatzënë me binjakë.

Sultana kishte dy mitra, një dukuri e quajtur uterus didelphys. Fëmija i parë dhe binjakët ishin ngjizur dhe rritur në mitra më vete.

Ajo nuk kishte bërë eko gjatë shtatzanisë së parë dhe kjo ishte arsyeja që nuk kishte dijeni për binjakët.

‘Nuk është shumë e zakonshme të kesh dy uterusë. Kur zhvillohet uterusi, ai krijohet nga dy tuba që shndërrohen në një. Te disa gra, bashkimi nuk ndodh edhe muret ndarës nuk shkrihen në një’, shpjegon Dr. S.N. Basu, shef i obstetrisë dhe gjinekologjisë në spitalin Max Healthcare në New Delhi të Indisë.

Poddar arriti të kryente një operacion cesarian për të nxjerrë dy binjakët, një djalë e një vajzë. ‘Të tre fëmijët janë të sigurt e të shëndetshëm’, tha doktoresha. ‘Edhe nëna e tyre është mirë’.

Sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetit, një uterus didelphys është anormali e rrallë dhe krijimi i binjakëve në të ka probabilitet një në një milion. Moszbulimi i saj para lindjes është edhe më i rrallë.

‘Gratë e zonave rurale nuk e dinë se çfarë nuk shkon me to, nuk e dinë me sa fëmijë janë shtatzëna dhe ndonjëherë nuk e dinë fare që janë shtatzënë’, thotë Basu.

@tn.lajmelokale
@tetovanews