Ballina Kronika Dy grabitje të rënda në Kumanovë

Dy grabitje të rënda në Kumanovë

Dy grabitje të ndara kanë ndodhur mbrëmë në Kumanovë, kanë njoftuar sot nga policia.

Mbrëmë rreth orës 20.50 në stacionin e pompës së benzinës në autostradën Kumanovë-Shkup, persona nën kërcënim kanë kryer grabitje dhe kanë marrë fitimet e ditës.

Vetëm disa minuta më vonë, në polici është paraqitur edhe një rast tjetër për grabitje në rrugën “Tode Mendoll” në njërën ndër barnatoret e qytetit të Kumanovës, me çka grabitësit nën kërcënim të kanë marrë fitimet ditore të barnatores.

@tn.lajmelokale
@tetovanews