Ballina Sport De Biazi hap shkollë futbolli në Itali, shqiptarët i kërkojnë rikthimin

De Biazi hap shkollë futbolli në Itali, shqiptarët i kërkojnë rikthimin

Kohët e fundit është përfolur për një rikthim të tij si trajner i Shqipërisë, por duket se Xhani De Biazi ka ndjekur një drejtim tjetër në karrierë.

Tekniku italian ka hapur një shkollë futbolli, dhe e ka postuar nismën në “Facebook”.

“Përvojat e fituar, së pari si lojtar dhe më pas si trajner, dëshiroj që t’i ndihmoj shumë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Kjo është arsyeja që kam krijuar ‘Italia Football Talent’”, shkruan ndër të tjera De Biazi.

Ndërkohë nuk mungojnë komentet e tifozëve shqiptarë që i kërkojnë rikthimin, të tilla si: “Përshëndetje Xhani, si jeni? Ktheu si trajner në Shqipëri, kemi nevojë për ty”.

Një tjetër komentues i thotë: “Mister Xhani De Biazi je përgjithmonë në zemrën tonë…Shpresoj se do të kthehesh si trajner i Shqipërisë, ku ke bërë histori”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews