Ballina Sport Çelsi fitore në limit, londinezët përmbysin në transfertë Kardifin

Çelsi fitore në limit, londinezët përmbysin në transfertë Kardifin

Çelsi ka mposhtur në limite ditën e sotme ekipin e Kardifit. Blutë e Londrës nuk e patën aspak t lehtë në transfertë, teksa ia dolën me përmbysje të fitonin me rezultatin 1-2. Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri lë pas periudhën negative të ndeshjeve të fundit.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura, teksa të dyja ekipet nuk arritën të shfaqeshin konkretë në fazën ofensive. Ndërkohë, në fraksionin e dytë ishin vendasit ata që kaluan të parat në avantazh me anë të mesfushorit Kamarasa. Megjithatë, londinezët edhe pse iu desh kohë të reagonin, gjetën forcat dhe arritën të rivendosnin e ekuilibrat në minutën e 84 me mbrojtësin Azpilikueta. Sakaq, në minutën e parë shtesë, Çelsi gjeti dhe golin e fitores me sulmuesin e talentuar Loftus Çik, duke marrë një tripikësh me shumë vlera nga transferta në Uells.

Pas këtij triumfi, Çelsi renditet në vendin e 6-të të klasifikimit, ndërsa është një pikë larg Mançester Junajtid të vendit të katërt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews