Ballina Lajme Kosovë Brenda 5 vjetëve, Kosovën e lanë mbi 170 mijë qytetarë

Brenda 5 vjetëve, Kosovën e lanë mbi 170 mijë qytetarë

Sipas të dhënave zyrtare brenda 5 vjetëve, mbi 170 mijë qytetarë u larguan nga Kosova. Përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se ky numër në realitet është edhe më i madh. Sipas tyre largimi i këtyre qytetarëve nga vendi është mjaft shqetësues dhe se po ndodhë pasojë e luftës për ekzistencë.

Sipas një raporti të publikuar pak ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë migruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës.

Përgjatë kësaj periudhe sipas këtyre të dhënave kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë.

Në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut thonë se askush në Kosovë nuk mund ta thotë shifrën e saktë të atyre që për shkaqe subjektive janë detyruar të ikin nga Kosova.

Numri më i madh i qytetarëve të cilët kanë migruar nga vendi në dhjetë vjetët e fundit ishte gjatë vitit 2015 kur nga Kosova emigruan mbi 75 mijë qytetarë mbi 75 mijë qytetarë.

Loading...