Ballina Teknologji “Benz-i” vjen me risi, tani mund të luani video-lojëra (Video)

“Benz-i” vjen me risi, tani mund të luani video-lojëra (Video)

Duket se njerëzit nuk rriten kurrë, vetëm se i përshtaten lojërave pavarësisht kohës.

Me avancimin e teknologjisë automobilistike, makina mund të përdoret si një kënd lojërash për të rritur dhe këtë komoditet ua lejon “Benz-i” i ri, i prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë.

Ekrani i pjesës së përparme të “Mercedes CLA 2020”, është i lidhur me sistemin MBUX, që u mundëson shfrytëzuesve, të luajnë video-lojë brenda mjetit.

Garat me makina, realizohen duke shfrytëzuar timonin, si dhe pedalet e gazit dhe frenave. Që loja të jetë sa më energjike, ventilatorët nxjerrin ajër kur shpejtësia është e lartë, ndërsa rripi i sigurisë ngushtohet kur ndodh ndonjë përplasje.

Megjithatë, gjithçka mund të realizohet kur vetura është e parkuar dhe jo në lëvizje, teksa sistemi ende nuk është në dispozicion.

@tn.lajmelokale
@tetovanews