Ballina Argëtim Befason gruaja e Lorik Canës: Djali ynë kupton katër gjuhë!

Befason gruaja e Lorik Canës: Djali ynë kupton katër gjuhë!

Monika Cana, bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana, u është përgjigjur ndjekësve të saj përmes ‘Instagramit’.

Pyetje të ndryshme pati për italianen, teksa ato më shumë ishin për jetën e saj bashkëshortore dhe djalin, Boiken.

Bashkëshortja e ish-kapitenit ka befasuar kur tregoi se djali i saj kupton katër gjuhë.

“Unë i flas Boikenit italisht dhe frëngjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh”, iu përgjigj ajo fansave.

Gjithashtu një pyetje tjetër për Monikën ishte nëse e kishte menduar ndonjëherë se do të bëhej nuse shqiptare dhe ajo është përgjigjur se të gjitha nuset janë njëlloj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews