Ballina Aktualitet Lajme Artistja e bukur ruse që nuk njeh kufij (FOTO)

Artistja e bukur ruse që nuk njeh kufij (FOTO)

Jo vetëm e bukur, jo vetëm artiste, por edhe me forcë dhe vullnet të hekurt.

Artistja ruse, Olga Kroitor, e çon artin e performancës në një tjetër nivel me disa nga veprat e saj, si “Fulcrum”, gjatë të cilit qëndroi mbi një shtyllë katër metra të lartë, dhe vetëm 40 centimetra në diametër, për më shumë se dy orë.

Një tjetër vepër me të cilën tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca pa titull, ku artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami, duke i lejuar spektatorët të shkelnin mbi të, teksa ajo rrinte e shtrirë dhe e zhveshur.

Në një tjetër performancë ajo u mbështoll pas një peme, duke krijuar një kukule, për të portretizuar kurthin ku futen të rinjtë që presin të kthehen në një flutur të bukur, por që gjithashtu mund të gjejnë vdekje dhe agoni.

Me këtë vepër autorja donte të shprehte atë ndjesinë kur njeriu ndihet se s’mund të bëjë asgjë, dhe përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh.
Vepra quhet “Izolimi”, dhe Kroitor shfaqet me një shtyllë druri që dukej se e mbante të ngulur në mur. Për Olgën, kjo ishte përgjigjja e saj për konfliktin në Ukrainë.
Një tjetër vepër me të cilën tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca pa titull, në të cilën artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami,
Aty i lejon spektatorët të shkelnin mbi të, teksa rri e shtrirë, e zhveshur dhe e mbuluar vetëm me flokë.
Në një tjetë vepër ajo u mbështoll pas një peme, duke krijuar një kukule, për të portretizuar kurthin ku futen të rinjtë që presin të kthehen në një flutur të bukur, por që gjithashtu mund të gjejnë vdekje dhe agoni.
Vepra “Fulcrum” është simbolikë e përpjekjeve të njeriut për të gjetur vendin e tij në një realitet ku vlerat familjare ndryshojnë vazhdimisht.
Me veprën “Fulcrum”, artistja thotë se vetëm duke u ngjitur mbi shtyllën e lartë, njeriu mund të gjejë vendin e vet në botë.
Në veprën e quajtur “Purifikimi”, artistja u vesh me një këmishë të bardhë në ekspozitë dhe lante dyshemenë me flokët e saj.
Ajo zgjidhte një prej vizitorëve dhe e ndiqte në të gjithë sallën. Artistja tha se me këtë vepër ajo studionte veten dhe të tjerët, në ndjesi emocionale si frika, kapërcimi i turpit, larja e ndjenjave negative, dhe pastaj pamundësia për të jetuar pa tjetrin,
Gjatë një ekspozite ajo ndenji më shumë se dy orë pa lëvizur mbi shtyllë, dhe me këtë vepër, artistja mori çmimin Kandiski.
@tn.lajmelokale
@tetovanews