Ballina Argëtim Armend Rexhepagiqi rikthen “Harrova”, në duet me Tunën (VIDEO)

Armend Rexhepagiqi rikthen “Harrova”, në duet me Tunën (VIDEO)

Kur bëhen bashkë Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, nuk ka asnjë dyshim se kënga do të jetë një hit i reziston kohës.

Por ka kohë që dyshja që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare është tërhequr nga muzika.

Por zërin unik të Armend Rexhepagiqit, meloditë e këngëve të tij me tekste plot emocion do t’i dëgjojmë sërish.

Këngëtari i njohur është rikthyer në muzikë me “Harrova”, një këngë të kahmotshme të tij.

“Harrova” që është një nga krijimet e cciftit Baraku-Rexhepagiqi tashmë nuk këndohet vetëm nga Armend Rexhepagiqi, ashtu si dikur.

Ai e ka sjellë një nga këngët më të bukura të karrierës së tij të bujshme në duet me Tunën.

Kjo këngë është publikuar sonte dhe është pjesë e albumit më të ri të këngëtares nga Shkupi, Tuna që mban titullin “Fortuna”.

Madje kjo këngë që ka risjellë Armend Rexhepagiqin edhe njëherë në skenë ka edhe një videoklip – jo me skena ekstravagante por plot pasion.

“Harrova” me tekstin që flet në secilën shkronjë dhe me melodinë që e ndjen secili duket se edhe njëherë do të rrëmbejë zemrat e publikut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews