Ballina Sport Argjentina rikthehet te fitorja, Maroku bie në fund!

Argjentina rikthehet te fitorja, Maroku bie në fund!

Argjentina lë pas zhgënjimin e humbjes 1-3 ndaj Venezuelës në Madrid, pasi arriti të triumfonte 0-1 në miqësoren e dytë të muajit mars ndaj Marokut në Tanger.

Pa Messin por me dyshen Dybala-Lautaro Martinez në sulm, skuadra e Scalonit edhe pse bëri një lojë të mirë nuk kishte saktësinë e duhur para portës deri në minutën e 84-ët kur ndryshimet e shumta të bëra nga trajneri i La Selecion dhanë efektin e tyre pozitiv me Angel Correan që i ardhur në fushë nga stoli realizoi golin e fitores për Argjentinën, duke rikthyer buzëqeshjen te përfaqësuesja albiceleste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews