Ballina Bota Anulimi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, konfuzion me njoftimin e Trump

Anulimi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, konfuzion me njoftimin e Trump

Donald Trump po përballet me akuza se administrata e tij është në kaos, pas një postimi në Twitter ku ai thoshte se do të anulonte sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, që nuk ishin vendosur ende.

Presidenti amerikan u duk se po thumbonte Departamentin e tij të Thesarit në një postim në Twitter ku nënvizonte: U njoftua sot nga Departamenti Amerikan i Thesarit se sanksione shtesë të gjera do t’i shtoheshin atyre që janë në fuqi mbi Korenë e Veriut. Unë sot urdhërova tërheqjen e atyre sanksioneve shtesë!”

Mesazhi shkaktoi konfuzion në Uashington, me shumëkënd që fillimisht mendoi se Trump po i referohej vendosjes në listë të zezë të dy kompanive kineze të akuzuara se kanë ndihmuar Penianin me programin e tij të armëve bërthamore.

Por, një tjetër analist beson se postimi në Twitter i Trump shfaq ndasitë e brendshme në administratën e tij, në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj liderit koreano-verior, Kim Jong un, pas dështimit të samitit të muajit të shkuar në Hanoi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews