Ballina Aktualitet Lajme Aksion nga policia në Tetovë, kontrollohen mbi 71 makina

Aksion nga policia në Tetovë, kontrollohen mbi 71 makina

Në rajonin më të gjërë të Tetovës, dje (12 mars), nga ora 10.00 deri ora 14.00, është realizuar aksion kontrolluaes në trafikun rrugor, në të cilën janë përfshirë gjithsej 71 vetura, në këtë aksion kontrollues në stacionet për kontrolle teknike janë zbuluar 12 vetura teknikisht të paregullta, prej të cilave 9 vetura kanë pasur parregullësi në paisjet e ndalimit (frenat), tre vetura kanë pasur parregullësi të tjera teknike, kurse 4 vetura kanë qarkulluar në trafik publik me regjistrim të skaduar.

Karhas këtyre janë zbuluar edhe 5 vozitës që kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, dhe 11 lloje tjera të shkeljeve, prej të cilave 8 shkelje të parkimit jo të regullt të veturave.

Gjitha shkeljet e konstatuar janë rumbullaksuar, gjegjësishtë janë sanksionuar me 34-fletëpagesa për kundërvajtje, 16- fletpagesa të detyrushme për kundërvajtje dhe 2-kërkesa për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje, sipas Ligjit për vetura. Veturat teknikisht të paregullta, por edhe ato me regjistrim të skaduar dhe vozitësit pa patent shoferi kanë qenë të shkyçur nga trafiku.

Në aksionin kontrollues në qytetin e Gostivarit, janë kontrolluar gjithsej 21 automjete. Paregullsi teknike në sistemin e frenimit janë konstatuar tek 7 vetura, 1 veturë ka qarkulluar me xhama të nxirë (folia) pa A-test, dhe 5 vetura kanë qenë gabim të parkuara.

Edhe këto shkelje janë sanksionuar me parshtresa të parapara ligjore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews