Ballina Lajme Rajoni A janë takuar Edi Rama dhe Lulzim Basha në aeroportin e Vjenës?!...

A janë takuar Edi Rama dhe Lulzim Basha në aeroportin e Vjenës?! (VIDEO)

Në një kohë që mbështetësit e opozitës protestonin në sheshin përpara Parlamentit dhe në sallë betoheshin 3 deputetë të rinj, Lulzim Basha ndodhej në Bruksel duke lënë ish-deputetët në krye të turmës, ndërsa Edi Rama raportohej se gjendej në Gjermani për t’u shtruar në spital.

Por duket se lideri i opozitës dhe mazhorancës kanë pasur një takim në Europë, pasi në media po përflitet për një bisedë kokë më kokë mes tyre të zhvilluar në aeroportin e Vjenës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur në studion e “360 gradë” edhe gazetari Erl Murati.

“Ka rastisur të mungojë dhe Basha në Tiranë dje dhe sot. Një kolegu ynë kishte publikuar në një portal një lajm që ditët e fundit është përfolur edhe një takim i mundshëm mes Ramës dhe Bashës në Vjenë”, tha gazetari.

Loading...