Ballina Showbiz 800 euro për një milion klikime, këngëtarja shqiptare publikon mesazhet

800 euro për një milion klikime, këngëtarja shqiptare publikon mesazhet

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma ka marrë një ofertë për të përfituar klikime falso, kundrejt një pagese. Dikush i shkroi në Instagram duke i kërkuar 800 euro, në këmbim të një milion klikimeve në YouTube, por me siguri nuk e ka pritur aspak reagimin e këngëtares.

Ehe pse i riu ka dashur të mbetet anonim, Vesa Luma ka publikuar mesazhin që i ka dërguar i riu në Instagram, për të treguar se është kundër këtyre mashtrimeve.

“Ndodh edhe kjo, veç 800 dollarë.. E kush mund të frymëzohet pas këtij mesazhi’, ka shkruar Vesa.

Qëndrimin e saj kundra blerje të klikimeve, Vesa e ka bërë të ditur dhe më parë me anë të statuseve të ndryshme.

“Turp për të gjithë ata që abuzojnë me videot muzikore. Muzika dhe dashuria janë dy gjëra që nuk shkojnë më zorë. Miliona klikime false!”, ka shkruar kohë më parë këngëtarja në Twitter.

Kujtojmë se këngëtarja po punon për projektin e saj të ri muzikor, me tekst të shkruar nga bashkëshorti i saj Big Basta, i cili jeton në Zelandën e Re./E.M

Loading...