Ballina Argëtim Kuriozitete 8-vjeçari i pastrehë bëhet kampion shahu në New York

8-vjeçari i pastrehë bëhet kampion shahu në New York

Një refugjat e pastrehë nga Nigeria, 8 vjeç, u shpall kampion shahu në garën shtetërore në New York.

Tanitoluwa Adewumi, i cili jeton në një shtëpi të pastrehësh, bashkë me familjen, në Mahnatan, fitoi kategorinë për moshën e tij, fundjavën e kaluar, me një performancë të pamposhtur, sipas New York Times.

Tanitoluwa, ose shkurt Tani, ka mësuar të luajë shah një vit më parë dhe synon të bëhet “mjeshtër i madh”, i kësaj loje.

Tani, bashkë me nënën e tij, babin dhe vëllain, janë larguar nga Nigeria në vitin 2017, për shkak të frikës se sulmeve të mundshme terroriste.

Ata u zhvendosën në New York, para një viti, dhe Tani u regjistrua në shkollën e PS 116 të qytetit dhe mësoi si të luante shah. Ai tani është një nga lojtarët më të mirë në vend, për grupmoshën e tij./E.B-dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews