Ballina Kronika Zjarrfikësit shpëtimtarë nga Tetova arritën të parët në vendngjarje (VIDEO)

Zjarrfikësit shpëtimtarë nga Tetova arritën të parët në vendngjarje (VIDEO)

Sipas informatave jozyrtare zjarrfikësit e Brigadës për shpëtim nga Tetova kanë qenë të parët që kanë arritur në vendngjarje ku bashkë me banorët e fshatit Llaskarcë kanë ndihmuar të lënduarit në aksidentit tragjik që ndodhi sot në magjistralen Shkup-Tetovë, ku deri më tani bilanci zyrtar është 13 të vdekur dhe 40 të lënduar.

Sipas informatave nga dëshmitarët në vendngjarje Zjarrëfikësit e Tetovës me mjetet e tyre fillimisht kanë bërë prerjen e profileve nga autobusi i rrokullisur me qëllim që të mundësojnë largimin pa pengesa të të lënduarve të cilët më pas me automjetet e ndihmës së parë janë transferuar nē qendrat klinike dhe spitalore të Shkupit.

Uka Aliti gjithashtu tregoi se 4 kanë nxjerrë të gjallë dhe disa që kishin ndërruar jetë.

Ja edhe video nga deklarata e komandantit të zjarrfikësve Uka Aliti:

@tn.lajmelokale
@tetovanews