Ballina Aktualitet Lajme Zbulohet shpejtësia e lëvizjes së autobusit të aksidentuar!

Zbulohet shpejtësia e lëvizjes së autobusit të aksidentuar!

Edhe pse hetimi se si ka ndodhur aksidenti është në rrjedhë e sipër, është zbuluar shpejtësia me të cilën ka lëvizur autobusi para se të rrokulliset. Ajo ka qenë nga 80 deri në 85km/h

Kontrolli i deritanishëm i autobusit nuk ka hasur në ndonjë defekt mekanik. Hetimin janë duke e bërë një grup ekspertësh nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup.

Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” që doli nga rruga dhe u rrokullis në afërsi të rrugës së vjetër, gjatë ditës së djeshme u tërhoq nga vendi i fatkeqësisë dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj tij po bëhet ekspertizë e hollësishme teknike nga ana e Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup.

Nga njohuritë e deritanishme u konfirmua se autobusi u ble në vitin 2001, ndërsa për herë të fundit u regjistrua në janar të vitit 2019. Mendim duhet të dorëzojë edhe Byroja për ekspertizë gjyqësore.

Analiza e gjakut dhe urinës tek shoferi, i cili ishte i hospitalizuar për shkak të lëndimeve, ka treguar se në momentin e fatkeqësisë te ai nuk u regjistrua prani e substancave të ndaluara.

Në mënyrë shtesë do të konfirmohet nëse në momentin e fatkeqësisë e ka përdorur celularin.

“Durmo Tours”, megjithatë, duhet të parashtrojë dokumentacion të plotë për lejet që i posedon për transport publik, për mirëmbajtjen e automjeteve, numrin e udhëtarëve dhe biletave të shitura në autobus, si dhe të dhëna për kohën e punës dhe relacionet të cilat i ka kaluar shoferi në ditën kritike.

Prokuroria ka paralajmëruar vendim për sigurimin e të gjitha dëshmive, dokumentacionin e plotë relevant, protokollet e autopsisë, dokumentacionin mjekësor për lëndimet e udhëtarëve tjerë, raportet për ekspertizat e ardhshme, marrjen në pyetje të shoferit, të udhëtarëve në autobus dhe dëshmitarëve të ngjarjes.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews