Ballina Kronika Vodhi lëngje frutash në supermarket, arrestohet shqiptarja

Vodhi lëngje frutash në supermarket, arrestohet shqiptarja

Pasi kishte fshehur disa pako me lëngje frutash, me vlerë rreth 50 euro, nën karrocën e fëmijës së saj, 31-vjeçarja shqiptare u përpoq të kalonte radhën tek kasa duke thënë se ishte shtatzënë. Gruaja kishte si qëllim që të largohej sa më parë nga supermarketi në Livorno të Italisë.

Gruaja u pa nga oficerët e sigurimit ndërsa, në prani të dy fëmijëve të saj, vodhi mallrat brenda supermarketit. Kur u ndalua për kontroll, ajo u përpoq të largohej me nxitim duke i shtyrë rojet e sigurisë me karrocë.
Agjentët e policisë e arrestuan gruan nën akuzën e vjedhjes. Gjithashtu ajo ka dhënë gjeneralitete të rreme përpara oficerëve të policisë dhe duhet të përgjigjet edhe për këtë krim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews